Instagram i hap sfidë TikTok-ut, ja opsioni i ri që do shtojë për të gjithë përdoruesit

Instagram i hap sfidë TikTok-ut, ja opsioni…

Reels, do të quhet opsioni më i ri që do të sjellë Instagram.

Ky përditësim, është një sfidë e hapur ndaj ‘TikTok’, që është rrjeti social me rritjen më të madhe vitet e fundit.

Veçoria e re, do i lejojë përdoruesve të Instagram krijimin dhe editimin e videove 15-sekondëshe.

Diçka e ngjashme kjo, që ndodh në TikTOk.

Ky opsion do jetë i vlefshëm që nga fillimi i gushtit në SHBA, si dhe në 50 shtete të tjera të botës.

Instagram, ashtu si pronari i tij, Facebook, ka një histori të gjatë me kopjimin e veçorive popullore të aplikacioneve të tjera.

Opsioni për ‘Stories’ u mor prej ‘Snapchat’, dhe pati një sukses të madh.

Mesa duket, Instagram do bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj ‘TikTok’.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit