Instagram po planifikon të heqë filtrat e fotove nga ky muaj

Instagram po planifikon të heqë filtrat e…

Duke nisur nga mesi i janarit 2025, kompania “Meta” planifikon heqjen totale të filtrave nga rrjeti social “Instagram”. Ky vendim synon adresimin e shqetësimeve në rritje për ndikimin negativ që filtrat kanë pasur te shëndeti mendor i të rinjve.

Filtrat e bukurisë, që përmirësojnë pamjen përmes ndryshimeve të lëkurës, hundës, syve dhe tipareve të tjera, janë kritikuar për promovimin e imazheve joreale dhe deformimin e perceptimit të realitetit. Këto efekte kanë shkaktuar pakënaqësi me pamjen natyrale të shumë përdoruesve të rinj, dhe në raste më ekstreme, kanë shtyrë individët drejt operacioneve plastike për të arritur përsosmërinë.

Vendimi vjen si përpjekje për të promovuar origjinalitetin dhe për të zvogëluar ndikimin negativ të filtrave te mirëqenia psikologjike e përdoruesve. Meta shpreson që ky hap të ndihmojë në rikuperimin e dëmeve psikologjike të shkaktuara nga përdorimi i gjatë i filtrave dhe të nxisë një qasje më të shëndetshme ndaj vetëvlerësimit në platformat digjitale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit