
Në fillim të muajit të kaluar, Meta njoftoi nisjen e një shërbimi të ri të quajtur “Meta Verified”, ku përdoruesit do të mund të paguanin një tarifë mujore për të pasur një shenjën e verifikimit të llogarisë.
Përdoruesit do të mund të blejnë verifikimet e Instagram dhe Facebook për 11,99 dollarë në ueb dhe 14,99 dollarë për përdoruesit e IOS.
Së fundmi raportohet se Instagram shiti 44 milionë shenja verifikimi në një ditë për 15 dollarë në muaj, duke i dhënë kompanisë 660 milionë dollarë në vetëm 24 orë.
Më parë, shenja e verifikimit ishte e rezervuar për politikanë, të famshëm, gazetarë dhe marka të mëdha, por tashmë mund ta blejë kushdo.