Instalacioni i radhës?/ Reagon Bashkia e Tiranës: Fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish

Instalacioni i radhës?/ Reagon Bashkia e Tiranës:…

Shërbimi i transportit urban, është një shërbim që u është ofruar kompanive private nga Bashkia e Tiranës. Edhe pse ka pasur një sërë aksidentesh që kanë rrezikuar jetënn e udhëtarëve, Bashkia nuk ka çuar në asnjë moment rishqyrtimin e kontratave me privatët që menaxhojnë linjat e transportit. Madje kryebashkiaku Erion Veliaj në aksidentin që ndodhin fund të muajt prill të vitit të shkuar, kur një urban i Unazës përfundoi në lumin Lana, tha se ky mund të ishte një instalacion i qytetit.

Një aksident që asokohe rrezikoi jetën e dhjetra udhëtarëve nuk u gjykua me rreptësi, por u kalua nën hije. Si pasojë rastet e aksidenteve nuk munguan deri tek ai i 27 shkurtit, kur sërish urbani i Unazës rrezikoi jetën e dhjetra qytetarëve. Në reagimin e saj, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë lajm për rishikimin e kontratave, mbajtjen e një qendrimi denoncues apo njoftimin e ndonjë mbledhje urgjente.

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit