INSTAT: Shqipëria humbi 23.6% të popullsisë në 25 vjet

INSTAT: Shqipëria humbi 23.6% të popullsisë në…

Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të popullsisë në Europë gjatë periudhës 2000–2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të raportuara në Eurostat, popullsia e vendit ra nga 3.06 milionë banorë në vitin 2000 në rreth 2.34 milionë më 1 janar 2026, duke humbur rreth 721 mijë banorë ose 23.6% të popullsisë. Sipas statistikave, Shqipëria renditet e para në Europë për ritmin e tkurrjes së popullsisë, përpara Bullgarisë dhe Kosovës.

INSTAT vlerëson se emigracioni i lartë, rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë tendencë. Nga viti 2021 deri në fillim të vitit 2026, migracioni neto rezulton negativ me mbi 166 mijë persona, ndërsa mosha mediane e popullsisë është rritur në 45 vjeç. Po ashtu, gjatë vitit 2025 u regjistruan vetëm 22.5 mijë lindje, niveli më i ulët historik i periudhës së pastranzicionit.

Sipas INSTAT, tkurrja e popullsisë po sjell pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi dhe tregun e punës, duke ulur numrin e forcës aktive, konsumin dhe duke rritur presionin mbi sistemin e pensioneve dhe shërbimet shëndetësore. Ndërkohë, Bashkimi Europian vijon të shënojë rritje të popullsisë falë emigracionit neto pozitiv, pavarësisht se prej vitesh numri i vdekjeve tejkalon atë të lindjeve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit