Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje/Ja qarqet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje/Ja qarqet që…

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), njofton se nga sot e deri më datë 11 janar priten reshje intensive në të gjithë vendin, të cilat mund të shkaktojnë përmbyjte dhe rrëshqitje dherash.

IGJEUM – PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE:

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.  Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET  

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 06) dhe nesër (e enjte, dt. 07) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Në qarqet e tjerë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër deri  lokalisht shumë intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 11 / 14 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C, në vendet malore: 3 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 06) dhe nesër (e enjte, dt. 07) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.

135304962_1907314489422388_7502535531575894055_o.jpg

135189352_1907314459422391_6572281479257375618_o.jpg

burimi: newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit