Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjet me Rusinë në fushën e teknologjisë së armatimit

Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjet me…

Sipas një vlerësimi të SHBA-së, thuhet se Kina ka rritur shitjet në Rusi të pajisjeve, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera në Rusi.

Këto pajisje Moska i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armatime të tjera për luftën kundër Ukrainës.

Dy zyrtarë të lartë të administratës së Biden, të cilët preferuan të mbeten anonimë, thanë se që nga viti 2023, rreth 90% e mikroelektronikës ruse vinte nga Kina.

Nga ana tjetër të dyja shtetet gjithashtu kanë punuar për të prodhuar së bashku mjete ajrore pa pilot brenda Rusisë dhe kompanitë kineze ka të ngjarë të furnizojnë këtë të fundit me nitrocelulozë të përdorur në prodhimin e municioneve, thanë zyrtarët.

 Kompanitë kineze Wuhan Global Sensor Technology Co., Wuhan Tongsheng Technology Co. Ltd. dhe Hikvision po furnizojnë komponentë optikë për përdorim në tanket dhe automjetet e blinduara ruse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit