Inteligjenca Artificiale do shfaqë ndryshe fotot në Facebook, Instagram dhe Threads

Inteligjenca Artificiale do shfaqë ndryshe fotot në…

Kompanitë e Inteligjencës Artificiale po nisin të përfshijnë metadata në gjeneruesit e imazheve të tyre, por nuk i kanë përfshirë ende në mjetet e IA që gjenerojnë audio dhe video.

Mediat e huaja shkruajnë se Meta ka njoftuar se në muajt e ardhshëm përdoruesit do shohin përmbajtje të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale.

Meta njoftoi se po punon me partnerët e industrisë mbi standardet e zakonshme teknike për identifikimin e përmbajtjes nga Inteligjenca Artificiale në platformat e saj si Facebook, Instagram dhe Threads, përfshirë video dhe audio.

“Duke qenë se diferenca mes përmbajtjes njerëzore dhe sintetike është turbulluar, njerëzit duan të dinë ku është kufiri. Është e rëndësishme që ne t’i ndihmojmë njerëzit kur përmbajtja që shohin është krijuar me anë të IA,” tha presidenti i Marrëdhënieve Globale. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit