Inteligjenca Artificiale do të sjellë rreziqe katastrofike për sigurinë kombëtare

Inteligjenca Artificiale do të sjellë rreziqe katastrofike…

Raporti nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka përshkruar rreziqet katastrofike të sigurisë kombëtare nga Inteligjenca Artificiale, duke paralajmëruar se qeverisë federale po i mbaron koha për të shmangur katastrofën.

Sipas mediave, raporti, i publikuar këtë javë nga konsulenca Gladstone AI , thekson se sistemet më të avancuara të inteligjencës artificiale, në rastin më të keq, mund të paraqesin një kërcënim të nivelit të zhdukjes për speciet njerëzore.

Studiuesit paralajmërojnë dy rreziqe kryesore që paraqet inteligjenca artificiale në përgjithësi. Së pari, sistemet më të avancuara të AI mund të përdoren si armë për të shkaktuar dëme potencialisht të pakthyeshme.

Së dyti, sipas raportit, ka shqetësime brenda laboratorëve të AI se në një moment ata mund të humbin kontrollin” mbi vetë sistemet që ata zhvillojnë dhe do të sjellin pasoja katastrofike për sigurinë globale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit