Inteligjenca artificiale krijon copën që ndryshon ngjyrë përmes gjesteve

Inteligjenca artificiale krijon copën që ndryshon ngjyrë…

AiDLab, një kompani e themeluar në Hong Kong, ka prezantuar një lloj të ri pëlhure që ndryshon ngjyrën. Lajmi u bë i ditur nga ekipi hulumtues në Laboratorin për Inteligjencën Artificiale në Dizajn (AiDLab). Copa që ndryshon ngjyrë, përdor inteligjencën artificiale të shoqëruar me reagimet vizuale nga një kamerë e vogël.

Vetë pëlhura është thurur duke përdorur një kombinim të fibrave optike polimerike dhe fijeve me bazë tekstili. Mund të ndryshojë ngjyrën bazuar në gjestet e një përdoruesi. Për shembull, kur përdoruesi tregon një gisht lart, ngjyra ndryshon në blu të thellë. Kur bën duart në formë zemre copa do të ndryshojë ngjyrën në rozë, ndërsa shenja “OK” me gishta e ndryshon copën në jeshile.

Copa është e butë si shumica e tekstileve komerciale. Kompania thotë se teknologjia synon të ofrojë më shumë zgjedhje ngjyrash për një artikull veshjeje. Fijet optike të përdorura në pëlhurë janë bërë nga polimetil metakrilat i riciklueshëm dhe struktura e tekstilit lehtëson ndarjen e lehtë për riciklim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit