Inteligjenca artificiale po nxjerr jashtë loje njerëzit, mund të shkurtojë 300 mln vende pune

Inteligjenca artificiale po nxjerr jashtë loje njerëzit,…

Gazetarët, botuesit, shkrimtarët apo këshilluesit e ndryshëm të karrierës apo punonjës administrate, mund të ngelen të papunë në një të ardhme të afërt. Inteligjenca artificiale po përparon shumë shpejt drejt dhënies së shpejt dhe të saktë informacioneve. ChatGPT është “shpikja” e fundit që po përdoret gjerësisht.

Përdorues të ndryshëm po marrin të gatshme projekte, ide prodhimi, tekste të gatshme apo punë të cilat duhet të punoheshin për një javë, në pak sekonda. E në këtë pikë, mendohet se më shumë se 300 milionë vende pune mund të shkurtohet.

Kjo e dhënë citohet në një raport nga banka investuese Goldman Sachs. Parashikimet janë të frikshme, një të katërtën e pozicioneve të punës në SHBA dhe Evropë mund të rrezikohen. Raporti vuri re se ndikimi do të sjellë shumë ndryshime në sektorë të ndryshëm, 46% e detyrave në administratën dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen.

Ajo që bën ChatGPT, është të lejojë më shumë njerëz me aftësi mesatare të shkrimit të prodhojnë ese dhe artikuj. Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, e cila do të ulte pagat, nëse nuk shohim një rritje shumë të ndjeshme të kërkesës për punë të tilla”, tha Carl Benedikt Frey.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit