Inteligjenca gjermane: Sulmet terroriste islamike po rriten, këto janë faktorët që kanë ndikuar

Inteligjenca gjermane: Sulmet terroriste islamike po rriten,…

Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani janë duke u rritur, për shkak edhe të luftës në Gaza. Këto ishin përfundimet e nxjerra sëfundmi nga agjencia e inteligjencës gjermane. “Rreziku i sulmeve xhihadiste është më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë”, tha kreu i shërbimeve vendase të inteligjencës, Thomas Haldenwang. “Situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit terrorist nga Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, sigurisht se kontribuon në kërcënimin e shtuar që paraqet terrorizmi islamik”, tha ai.

Sipas tij, Gjermania është më shumë në fokusin e xhihadistëve sesa vendet e tjera evropiane, sepse së bashku me SHBA-në, konsiderohet të jetë një nga mbështetëset më të rëndësishme të Izraelit. Përveç kësaj, Haldenëang përmendi edhe ndikimin nga udhëheqja talibane në Afganistan, si dhe forcimin e grupit militant, Shteti Islamik Khorasan, në Pakistan dhe Afganistan.

Për të shmangur rreziqet që vijnë nga sulmet terroriste, Ministria e Brendshme gjermane ka dhënë urdhër që policia të kontrollojë të gjitha hyrjet në pikat kufitare, përgjatë gjithë muajit që do mbahet kampionati europian Euro 2024. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë. Nancy Faeser, përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme.

Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14 korrik. Kontrollet e përkohshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit