Inteligjent lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë shkenca

Inteligjent lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë…

Një pjesë e njerëzve e shohin trurin si diçka të mistershme sepse ndoshta nuk kanë shumë njohuri rreth inteligjencës dhe mënyrës se si ajo funksionon.

Nëse pyet një njeri inteligjent, ai beson se një person lind inteligjent, budalla apo më pak i zgjuar dhe qëndron ashtu gjatë gjithë jetës së tij.

Megjithatë, disa studime tregojnë se truri i ngjan më shumë një muskuli I cili ndryshon dhe forcohet në periudha të ndryshme kohore. Shkencëtarët kanë arritur të tregojnë mënyrën se si truri zhvillohet kur studioni.

Kur ngrini pesha, muskujt tuaj forcohen e bëhen më të mëdhenj. Një person që nuk mund të ngrejë një peshë 30 kg do t’i duhet kohë të stërvitet derisa të arrijë ta mbajë atë.

E njëjta gjë ndodh edhe me trurin. Sa më shumë të ushtrohemi duke studiuar dhe lexuar, aq më shumë informacione merr dhe do të kuptoni se nuk jeni budalla. Por, nuk keni pasur informacionin e mjaftueshëm.

Shkencëtarët mbështeten edhe te fakti se truri i njeriut mund të zhvillohet dhe të ndryshojë, sidomos kur janë fëmijë.

Fëmijët që në ditën e parë që lindin përpiqen të gjejnë kuptim dhe shpjegim të tingujt, zhurmat apo veprimet e të rriturve, derisa arrijnë në një moshë që hyjnë në brendësi të botës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit