Inter apo Manchester City? Cila skuadër do të jetë e ardhmja e Lionel Messit...

Inter apo Manchester City? Cila skuadër do…

Pasi Lionel Messit i mbaron kontrata tek Barcelona dhe nuk pritet aspak që ai ta rinovojë atë, disa skuadra duan të vendosin për të ardhmen e tij.

Interi dhe Manchester City janë dy mundësitë e vetme të mirëfillta ku ai mund të luajë në të ardhmen.

Superylli argjentinas e ka kaluar tërë karrierën e vet të bujshme në Camp Nou.

Humbja e thellë e Barcelonës kundër Bayern Munich me rezultat 8:2 e shënoi fundin e një epoke, prandaj priten ndryshime rrënjësore në klubin katalanas.

Messi mund të vendosë për të ardhmen e vet nga janari.

Sipas burimeve thuhet  se Interi po bën strategji afatgjata për ta sjellë atë në San Siro.

Interi nuk po ngutet për të arritur marrëveshje për të, sepse pret që Messi të largohet si lojtar i lirë dhe të nënshkruajë kontratë të madhe me të, e cila do të financohej nga pronari i klubit, Grupi Suning.

Klubi tjetër ku Messi mund të luajë është Manchester City, në të cilin ka ish-figura të Barcelonës tani, përfshirë Pep Guardiolën.

Por fakti se City nuk është në gjendje ta kalojë as çerekfinalen në Ligën e Kampionëve dhe kontrata e Guardiolës skadon verën e ardhshme, mund të bëjë që Messi ta zgjedhë Interin më përpara.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit