Interi ka prezantuar fanelën e parë që do të veshë në sezonin 2020/2021. Janë konfirmuar zërat e javëve të fundit që flisnin për vija në formë zig-zag dhe jo të drejta vertikalisht. Nga sa bëhet e ditur, kjo zgjedhje është një nderim për lëvizjen tribal-pop të viteve ’80 në qytetin e Milanos.
Fanela re do të ketë një jakë të rrumbëllakët dhe me fasha të zeza në ije, logoja e klubit dhe logoja e Nike-s të pozicionuara në kraharor. Pantallonat e zeza dhe getat blu kompletojnë kitin, ndërsa fjala “Inter” është e shkruar si te getat, ashtu edhe te fanella. Fanela e re do të jetë në treg nga dita e nesërme. /GazetaAtdheu.com/
? | SHIRT
Our city. Our dream. Our future. Made to break barriers.#MadeOfMilano #Nike #FirstKit pic.twitter.com/FYpwUpiHwJ
— Inter (@Inter_en) June 30, 2020