Inter vendos kufijtë, klauzola skadon në 1 korrik: “Lautaro ikën me disa kushte”

Inter vendos kufijtë, klauzola skadon në 1…

Barcelona insiston për të marrë Lautaro Martinez, por Inter nuk ka ndërmend të gjendet i papërgatitur e, mbi të gjitha, në rast të një lamtumire ka ndërmend të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur. Piero Ausilio, drejtori sportiv zikaltër, shpjegon kështu cështjen: “Përsa i përket Martinez ka vetëm një rrugë që mund ta largojë nga Inter dhe është duke paguar klauzolën. Një klauzolë që të gjithë e dinë, e kotë ta fshehësh, sepse ekziston, është një klauzolë impenjative, sepse ka edhe skadenca edhe impenjime që duhen mbajtur me saktësi”.

“Ndërkohë – ka shtuar Ausilio për Sky – është një klauzolë që përfundon në ditët e para të korrikut kështu që nuk është se do ta vazhdojë gjatë. E është mundësia e vetme që ekziston për të mos e parë Lautaron me fanellën e Inter. Ne nuk jemi në këtë periudhë, nuk po e diskutojmë temën Lautaro me askënd. Thjesht besojmë tek ai, është një aset i rëndësishëm i klubit, e pastaj të mos harrojmë se ka ende tre vjet kontratë me Inter. Lojtarët e rëndësishëm Inter nuk ka ndërmend ti shesë. Ka ndërmend ti mbajë e të forcohet në merkato e kjo vlen edhe për Lautaro”.

Por ka edhe një cështje tjetër, komplekse, duke qenë se klubet nuk është se po kalojnë kohë të lumtura financiarisht, që lidhet me amortizimin e kostove të një operacioni prej 111 milionë euro: “Shumë shoqëri na kanë kontaktuar për të biseduar për Lautaro. Mes tyre, më e vendosur, e me të cilët kemi një raport miqësor, është Barcellona. Nuk e fsheh këtë. E di se Barcellona njeh shumë mirë cilat janë qëllimet tona. Inter nuk ka ndërmend ta shesë Lautaro Martinez. Por e përsëris ka një klauzolë”.

/Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit