Intervista e Meghan dhe Princ Harry-t tronditi familjen mbretërore, paska ende detaje të papublikuara

Intervista e Meghan dhe Princ Harry-t tronditi…

Pak ditë më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry, dhanë një intervistë për Oprah. Ata rrëfyen pa dorashka detaje që askush nuk i dinte. Pas transmetimit të kësaj interviste që tronditi jo vetëm familjen mbretërore, por edhe opinionin publik, shumë personazhe të njohur në botë u shprehën se ishin në mbështetje të çiftit.

Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se mund të ketë sërish detaje nga intervista që ende nuk janë publikuar. Sipas “The Sunday People”, këto mund të bëhen publike edhe në një moment të dytë.

“Ka shumë interes për të treguar intervistën e plotë”, ka thënë një burim. Nga ana tjetër kujtojmë se gjatë intervistës së bujshme, Duka dhe Dukesha e Sussez, thanë shumë gjëra.

Fillimisht ata zbuluan gjininë e fëmijës së dytë, ku Meghan do të sjellë në jetë një vajzë. Më pas folën për largimin  nga familja mbretërore dhe Britania e Madhe. Por jo vetëm kaq! Markle ka zbuluar se në një moment ka menduar edhe të vetëvritej për t’i dhënë fund jetës.

Gjithashtu bashkëshortja e Princ Harryt  akuzoi “institucionin” për racizëm kur ishte shtatzënë me Archien, pasi njëri prej anëtarëve i ka thënë Harry-t se fëmijës nuk do i jepej asnjë titull, pasi nuk dihej sa e errët do ishte lëkura e foshnjës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit