SKANDALI/ Akulloret më të njohura në Tiranë plot baktere dhe stafilokok, fëmijët rrezikojnë spitalin

SKANDALI/ Akulloret më të njohura në Tiranë…

Akulloret e hapura që tregtohen në Tiranë nuk duhet të konsumohen. Prezanca e baktereve vë në rrezik shëndetin e qytetarëve e veanërisht të fëmijëve, që janë dhe konsumatorët më të mëdhenj, por edhe me imunitetin më të dobët. Akulloret janë të ngarkuara me koloni bakteresh sistaphyloccocus coagulase dhe entorebakteret, 10 herë më të larta mbi normat e lejuara.

Një Organizatë Jofitimprurëse që ka në fokus kryesor të saj mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit, po zbaton projektin “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, si një ndihmesë për të rritur sigurinë ushqimore, denoncimin e abuzimeve, ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për të rritur masat në lidhje me sigurinë e ushqimit, por edhe komunikimin e riskut.

Sipas një investigimi te Suela Xhufi thotë, se ushqimi i ngarkuar me Staphyloccocus coagulase nuk vjen erë të prishur, për këtë arsye ai konsumohet.

Në kuadër të këtij projekti, gazetarët dhe specialistët e laboratorit, që do të zbatonin procedurën e marrjes së mostrave, shkuan në 5 prej pikave më të frekuentuara të prodhimit dhe shitjes së akulloreve në Tiranë.

Në këto dyqane u mor nga një kampion, i cili u dërgua në laboratorin e akredituar, ku dhe u analizua për prezencën e eneterobakterieve dhe stafilokokut. Në të gjitha rastet, akulloret kanë rezultuara të tejmbushura me eneterobaktere dhe stafilokok.

Për këtë të fundit, referuar bazës ligjore, janë shumë herë më të larta se limitet e lejuara. Ndërsa për stafilokokun në akullore nuk ka limite të përcaktuara, por prezenta e këtij bakteri është mjaft e rrezikshme dhe sigurisht vjen nga shumë arsye, e para, nga qumështi dhe normat i referohen qumështiit që është lënda e parë për prodhimin e akulloreve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit