Investigimi i Rai 3, tensione në seancën plenare dhe jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai 3, tensione në seancën…

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

Opozita është mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar, teksa ka djegur goma dhe është përplasur me policinë. Ndërkohë, nga seanca është përjashtuar deputeti Flamur Noka.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eliss Spiropali i është drejtuar opozitës nga foltorja e Kuvendit dhe ka thënë se ishte e parashikuar që ata do të shkaktonin tensione.

“Jeni shumë komikë me tension dramatik që recitoni. Më mirë të dilni jashtë të gjithë se shtoni edhe numrin e protestuesve jashtë sepse këtu jeni shumë pak”, tha Spiropali. 

Ndërkohë që pas tensioneve, kryeparlamentarja Linduta Nikolla mori vendimin për të përjashtuar nga seanca Flamur Nokën. “Zoti Noka jeni i përjashtuar nga seanca për gjuhë të pahijshme që përdorni. Turp të kesh, të të vijë zor nga vetja”, tha Nikolla.

Pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot, mazhoranca është e vendosur për të çuar para dy komisionet, ‘Antikorrupsionin’ dhe ‘Dezinformimin’. Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar pr.vendimet me emrat e anëtarëve të Komisioneve, të cilët pritet të votohen sot vetëm me votat e mazhorancës.

Por situata mbetet kaotike edhe jashtë Parlamentit, ku qytetarë kanë dalë në protestë pas fakteve të publikuara në Rai 3, për përfshirjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në grupet kriminal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit