Iran/ Helmohen 700 nxënëse me gaz toksik

Iran/ Helmohen 700 nxënëse me gaz toksik

Pothuajse 700 vajza janë helmuar nga gazi toksik në Iran që nga nëntori. Shumë besojnë se është një përpjekje e qëllimshme për të detyruar shkollat e tyre të mbyllen.

Asnjë vajzë nuk ka vdekur, por dhjetëra kanë pasur probleme me frymëmarrjen, të përziera, marramendje dhe lodhje, raporton BBC.

“U bë e qartë se disa njerëz donin që të gjitha shkollat, veçanërisht shkollat e vajzave, të mbylleshin”,tha të dielën zëvendësministri i Shëndetësisë.

Prokurori i Përgjithshëm njoftoi javën e kaluar se po hapte një hetim penal. Megjithatë, ai tha se informacioni i disponueshëm vetëm tregonte “mundësinë e veprimeve kriminale dhe të paramenduara”.

Helmimi i parë ndodhi më 30 nëntor, kur 18 nxënës nga Shkolla Teknike Nour në qytetin fetar të Qom u dërguan në spital.

Që atëherë, më shumë se 10 shkolla për vajza janë vënë në shënjestër në krahinën përreth.

Të paktën 194 vajza raportohet se janë helmuar gjatë javës së kaluar në katër shkolla në qytetin e Borujerdit, në provincën perëndimore të Lorestanit.

Dhe të martën 37 studentë të tjerë u helmuan në shkollën e vajzave Khayyam në Pardis, pranë kryeqytetit Teheran.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit