Iran, policia qëllon për vdekje dy fëmijë

Iran, policia qëllon për vdekje dy fëmijë

Dy fëmijë të moshës 9 dhe 14 vjeç janë qëlluar për vdekje nga forcat policore në Iran gjatë protestave në vend prej dy muajsh.

Sipas BBC, policia ka qëlluar drejtpërdrejt me armë zjarri dy djemtë, Kian Pirflak, 9 vjeç dhe Sepehr Maghsudi , 14 vjeç.

Familja e 9 vjeçarit tha se djali ndodhej në makinë me babain e tij kur policia hapi zjarr. I mituri është goditur në gjoks dha fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. Mësohet se 14-vjeçari është goditur nga një plumb në kokë.

Demonstratat në të gjithë vendin po zhvillohen pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsha Amini nga Policia e Moralit, pasi sipas policisë 22-vjeçarja nuk kishte vendosur siç duhej shaminë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit