Iran/ Varri i Mahsa Amini sulmohet nga vandalët

Iran/ Varri i Mahsa Amini sulmohet nga…

Vandalët kanë sulmuar varrin e Mahsa Amini, vajza e re, vdekja e së cilës në paraburgim shtatorin e kaluar shkaktoi protesta antiqeveritare në të gjithë Iranin.

Fotot nga familja e saj treguan që xhami që mbulonte gurin e varrit dhe portreti i saj u thye në varrezat Aichi në qytetin perëndimor të Saqqez.

Vëllai i saj postoi në Instagram ku tha se ky ishte sulmi i dytë. 

Edhe xhami i lapidarit tënd i pengon”, ka shkruar Ashkan Amini, pa fajësuar drejtpërdrejt askënd.

Ai u zotua: “Sa herë ta thyejnë, do ta rregullojmë, të shohim kush do të lodhet i pari”.

Avokati i familjes tha se babai i Mahsa-s i kishte thënë atij se autoritetet penguan instalimin e një tende mbrojtëse mbi varr duke kërcënuar një saldator lokal se biznesi i tij do të mbyllej nëse ai kryente punën.

Mahsa vdiq në spital në Teheran më 16 shtator, tre ditë pasi ajo u arrestua nga policia morale në kryeqytet për shkeljen e dyshuar të rregullave strikte të Iranit që kërkonin që gratë të mbulonin flokët me një hixhab ose shami.

Dëshmitarët thanë se kurdja 22-vjeçare u rrah ndërsa ishte në paraburgim, por autoritetet mohuan që ajo ishte keqtrajtuar dhe fajësuan “dështim të papritur të zemrës” për vdekjen e saj./BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit