Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Arabia Saudite dhe Irani kanë bërë paqe, me ndërmjetësimin e Kinës. Vendet publikuan një deklaratë të përbashkët të premten në Pekin, duke njoftuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Riad-Teheran. 

Arabia Saudite dhe Irani kanë arritur një marrëveshje, duke përfshirë përmbajtjet si rivendosje e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapje të ambasadave dhe misioneve të përfaqësimit brenda dy muajve. Të tre vendet ranë dakord gjithashtu që të bëjnë çdo përpjekje për të forcuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhej në deklaratë. 

Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, e cilësoi vendimin e Iranit dhe Arabisë Saudite për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike si një “fitore për paqen”.  “Kjo është një fitore për dialogun, një fitore për paqen, një lajm i mirë për botën e sotme të trazuar”, tha Wang. 

Takimi i zyrtarëve iranianë me ata të Arabisë Saudite ishte nismë e presidentit kinez Xi Jinping për të mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe miqësore mes dy vendeve. Musaed bin Muhammad Al-Aiban, Ministër Shteti dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Arabisë Saudite zhvilloi bisedime me Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit nga 6 deri më 10 mars në Pekin. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit