Irani instalon kamera për të gjetur gratë që nuk mbajnë hixhab

Irani instalon kamera për të gjetur gratë…

Autoritetet iraniane kanë filluar të instalojnë kamera në vende publike për të identifikuar gratë që nuk mbajnë hixhab. Gratë që shihen pa mbuluar do të marrin një mesazh paralajmërues për pasojat, bëri të ditur policia në një deklaratë.

Kjo do të ndihmonte në parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit”, tha policia.

Protestat u ndezën vitin e kaluar nga vdekja në paraburgimin të Mahsa Amini, një vajze të re kurde e arrestuar për dyshime se ka shkelur rregullin e hixhabit. Që nga vdekja e Amini, një numër në rritje i grave i kanë hequr hixhabët, veçanërisht në qytetet më të mëdha, pavarësisht rrezikut të arrestimit.

Një deklaratë e policisë e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike tha se sistemi përdori të ashtuquajturat kamera dhe mjete të tjera për të identifikuar dhe dërguar mesazhe paralajmëruese për shkelësit e ligjit të hixhabit.

Grave u kërkohet ligjërisht të mbulojnë flokët e tyre me një hixhab (shami) që kur Revolucioni Islamik i vitit 1979 vendosi një interpretim të rreptë të ligjit fetar. Gratë që shkelin ligjin përballen me gjoba ose arrestime.

Sulmet publike ndaj grave të pambuluara nuk janë të rralla. Javën e kaluar, një video e një burri që u hidhte kos dy grave të pambuluara u shpërnda gjerësisht në internet dhe gratë u arrestuan më pas sipas ligjit të hixhabit edhe burri u arrestua gjithashtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit