Irani kërcënon Shqipërinë për sulme me raketa: Mund të godasim kur të duam

Irani kërcënon Shqipërinë për sulme me raketa:…

Irani nuk ndalet së provokuari Shqipërinë. Së fundmi forcat e Gardës së Iranit kanë kërcënuar vendin tonë dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme se do të sulmohen me dronë dhe raketa.

Në një video të shpërndarë në aplikacionin e komunikimit Telegram, Garda e Iranit ka bërë me dije se një nga objektivat e saj është edhe baza e opozitës iraniane e cila strehohet më Shqipëri në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Kampi i MEK paraqitet në video krahas objektivave të tjera si bazat amerikane dhe qyteti i Tel Avivit në Izrael, ndërsa në fund të saj iranianët thonë se kanë çdo gjë nën kontroll dhe se goditja është në dorën e tyre.

https://youtu.be/27zDU1aDKz4

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit