Irani raporton rekord ditor vdekjesh nga COVID-19

Irani raporton rekord ditor vdekjesh nga COVID-19

Irani ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga pandemia në COVID-19, sipas raporteve të mediave shtetërore.

Ministria e Shëndetësisë e vendit tha të martën se 709 njerëz me sëmundje kishin vdekur që nga e hëna dhe 7,727 pacientë ishin në gjendje kritike.  Ministria tha se 40,600 raste të reja u konfirmuan në të njëjtën periudhë 24-orëshe.

Rekordi i mëparshëm ditor për vdekjet nga COVID-19 në Iran u vendos të dielën.

Vendi raportoi numrin e tij më të lartë ditor të rasteve të konfirmuara – më shumë se 50,000 – një javë më parë. Varianti Delta shumë ngjitës po nxit rritjen në raste të reja. Një bllokim pesë-ditor në vend që përfshinte ndalimin e përdorimit të makinave personale midis provincave përfundoi kohët e fundit.

Vetëm rreth 8% e iranianëve janë vaksinuar plotësisht.

Autoritetet kanë thënë se më pak se 40% e popullsisë ndjek masa të tilla si mbajtja e maskave të fytyrës dhe distancimi shoqëror.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit