WtF! Irani urdhër arresti ndërkombëtar për Donald Trump?

WtF! Irani urdhër arresti ndërkombëtar për Donald…

Irani i cilësuar prej gjithë botës si një shtet terrorist, njoftoi se ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për Presidentin amerikan Donald Trump.

Urdhëri është lëshuar për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleiman, raportojnë mediat iraniane.

Prokuroria e Teheranit tha se, 36 personat e përfshirë në vrasjen e gjenerali janë identifikuar, përfshirë edhe zyrtarët politik dhe ushtarak të SHBA-ve dhe vendeve të tjera.

Sipas medias qeveritare në Iran, ky vend ka kërkuar edhe ndihmën e “INTERPOL”-it për këtë mandat-arrest.

Ali Alghasi-Mehr, prokurori i përgjithshëm i Teheranit, përmendi emrin e Trump dhe 35 personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e Qasem Soleimani.

Mbi Trump dhe personat e tjerë rëndon “akuza për vrasje dhe terrorizëm”.

Irani raportoi se, iu kërkua “INTERPOL”-it që të lëshonte një “njoftim të kuq” për ta.

Ky  është dhe njoftimi i nivelit më të lartë që “INTERPOL” mund t’i lëshojë një individi për të kryer arrestimin e tij.

Trump, megjithatë, nuk ka asnjë rrezik arrestimi dhe është e pamundur që “INTERPOL”-i të respektojë kërkesën e Iranit.

Soleimani ishte krahu i jashtëm i operacioneve të trupave paraushtarake elitare të Gardës Revolucionare Islamike.

Administrata Trump e etiketoi atë si një terrorist, dhe Uashingtoni e konsideroi atë përgjegjës për vdekjen e qindra trupave amerikane në Irak.

Në janar 2020, 62-vjeçari Soleimani u vra në një sulm me dron të drejtuar nga SHBA-të. 

Administrata Trump deri më tani nuk i është përgjigjur akuzës së Iranit.

Pas vrasjes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u godit nga 3 raketa, ku përgjegjësinë për këtë veprim e mori Garda Republikane e Iranit.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit