Iranianët vodhën të dhënat edhe nga SHISH, flet zyrtari: Jemi të frikësuar

Iranianët vodhën të dhënat edhe nga SHISH,…

Si mundën hakerat iranianë të deportonin në sistemin e inteligjencës shqiptare.

“Publikimi strukturës të Shërbimit Informativ Shtetëror, një ngjarje katastrofike për sigurinë e Shqipërisë me pasoja shkatërrimtare.”

Ky ishte komenti ish kolonelit të inteligjencës ushtarake britanike Philip Ingram për gazetën Mail on Sunday.

Një zyrtar i SHISH shprehet se njerëzit në shërbim janë të alarmuar nga situata e krijuar, pasi hakerat kanë arritur të sigurojnë emra dosjesh dhe shumë informacione të tjera.

“Kopjuterat në Aparatin Qendrorë tek zyrat e inspektorëve të drejtimit dhe analizës, kanë edhe sistemin TIMS. Të dhënat e para na sugjerojnë se hakerat mund të kenë hyrë nga këtu dhe kanë marrë çdo gjë në këto kopjutera. Mund të kenë marrë shumë informacione si, emra dosjesh, të dhëna operative etj. Njerëzit në shërbim janë të alarmuar duke pritur se çfarë tjetër do të publikojnë”, tha zyrtari i SHISH.

Zyrtari i SHISH tregon se asnjë punonjës nuk është i qetë dhe se janë të trembur.

“Tashme asnjë punonjës nuk është më i qetë dhe situata tek drejtuesit është ulëritëse. Shumë inspektorë janë trembur, sepse mendojnë se kanë marrë informacione që mund ti dekonspirojë. Në SHISH priten shumë lëvizje. Në pritje çfarë do bej Olian Kanushi, në një kohë kur janë të gjithë të dekonspiruar në pozicionet e tyre”.
Për qëllimin e publikimit të këtyre të dhënave zyrtari SHISH thotë:

“Besoj se hakerat e Homeland-Justice me publikimin e listës të drejtuesve të SHISH , synojnë të shkatërrojnë dhe dekonspirojnë të gjithë strukturën e Aparatit Qendrorë, bashkë me drejtuesit e drejtorive në prefektura. E gjitha kjo është përgjegjësi e drejtorisë së IT e mbushur me të paaftë e me lidhje nepotike”, tha zyrtari i SHISH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit