Zyrtarët e shtetit Irlandez kanë deklaruar se do të montojnë një padi kundër Anglisë për pengim të drejtësisë ku Anglia ka miratuar një ligj që jep imunitet nga proçedimi penal të dënuarve për vepra penale. Ligji i miratuar në muajin shtator, ndalon shumicën e ndjekjeve penale për vrasjet e dyshuara nga grupet e armatosura dhe ushtarët britanikë gjatë trazirave në tre dekadat e fundit të cilët kanë vdekur më shumë se 3500 njerëz.
Kryeministri Irlandez Leo Varadkar ka deklaruar se çështja do të dërgohej në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku Irlanda argumenton se aspektet e ligjit janë të papajtueshme me detyrimet e Anglisë në Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut.
“Është diçka që ne po e bëjmë për përkushtimin ndaj familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve dhe betimit për t’i qëndruar pranë.” – ka deklaruar Kryeministri Irlandez Leo Varadkar.
Leo Varadkar ka thënë se Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Europës mbështesin pozicionin e Irlandës përballë Anglisë.