Ironia e Bejtes: Tani pritet që Soreka dhe Yuri Kim të përshëndesin shembjen e Teatrit!

Ironia e Bejtes: Tani pritet që Soreka…

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga Rama dhe Veliaj, ka reaguar me ironi, gazetari Andi Bejtja.

Ai ka “shënjestruar” dy ambasadorët e “plotëfuqishëm” që operojnë në vendin tonë, Yuri Kim dhe Soreca.

“Tani thjeshtë po presim ta përshëndesin dy ambasadorët Soreka dhe Youri Kim” ka shkruar ai duke iu referuar nje regjimi qe është instaluar me bekimin e ambasadoreve.

Kujtojmë se shembja e Teatrit Kombëtar, përveç aktivistëve të shoqërisë civile dhe aktorëve, kundërshtohej edhe nga organizata e Bashkimit Europian, “Europa Nostra”.

Regjisori Edmond Budina, pas shembjes së godinës, e quajti një “turp” mungesën e reagimit të ambasadorit Soreca, sepse sipas tij, ai e kishte “premtuar” një gjë të tillë.

Edi Rama, me një vendim arbitrar dhe brutāl, shembi një godinë të trashëgimisë tonë kulturore, në orët e para të mëngjesit, duke përdorur policinë politike dhe shërbëtorin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit