Ironia e Dylgjerit me qeverinë: Rilindja e zbuloi pse quhet Kaka-vijë...

Ironia e Dylgjerit me qeverinë: Rilindja e…

Situata në kufirin shqiptaro-grek nuk është aspak e admirueshme dhe as nuk premton zgjidhje pozitive dhe të shpejtë.

Por ndërkohë që qeveria është me pushime, revolta dhe ironia e qytetarëve ka pushtuar rrjetet sociale.

Janë të shumtë edhe personalitetet e politikës, mediave dhe artit që kanë reaguar për këtë situatë, ku me mijëra shqiptar po torturohen duke pritur të kalojnë kufirin.

Përmes një statusi në profilin e tij të Facebook-ut, gazetari Ylli Dylgjeri, ka bërë ironi lidhur me situatën e krijuar në Kakavi, ku mijëra shqiptarë prej 3 ditësh presin të kalojnë në territorin grek.

Dylgjeri shkruan se, Shqipëria ka ngritur në tokë ËC-të portative kundër dizanterisë në portat e Greqisë!

Ja postimi i plotë i gazetarit Ylli Dylgjeri në Facebook:

“Rilindja e zbuloi pse quhet Kaka-vijë!

Turqia ngre në ajër avionë F-16 kunder Greqisë!

Shqipëria ngre në tokë WC-të portative kunder dizanterise në portat e Greqise!

Lajmet thone se dhjetra avione turq rrinë ne ajer, me raketat gati per qitje mbi Greqinë.

Nderkohe, mijra shqiptare prej ditësh rrinë me breke në dorë gati, për dhjerje në WC-te portative në kufi e Greqisë. OltaQeveri menaxhon kete spektal te dhimshem duke sjelle WC- të portative.

U mësua më në fund edhe pse ky territor i jugut quhet Kaka- vijë. Historikisht ky vend ka pasur të tilla telashe. Historikisht fqinji kur e si ka dashur na e ka shtrënguar by…ne portat e Tij. Ne po të njejtin avaz: Jemi shtrënguar! Vuajtje. Proteste. Semundje. Viktima, e se fundi ndyrje vend e pa vend. Siç duket kjo pune ka ndodhur jete e mot.

E si te mos mjaftonin këto në fund Rilindja vendos edhe një Minister te Jashtem qe i mbaron emri me Caka…!

Paskemi lindur per tu ndyer nga politika.

Mallkuar qoftë!”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit