Ironia e fatit/ Probleme me pajisjet e identifikimit, pezullohet procesi edhe në qendrën ku voton Rama

Ironia e fatit/ Probleme me pajisjet e…

Në shumë qendra në vend, ka nisur me shumë probleme procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve. Por, nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Rama, ndërsa KQZ vazhdon të thotë se do të rregullohen.

Ndërkohë, si për ironi të fatit pak minuta më parë është pezulluar procesi edhe në Surrel, ku voton kryeministri Rama.

Thuhet se kryeministri Rama do të shkojë për të hedhur votën e tij në orën 10:00. Në këtë qendër janë provuar tre pajisje identifikimi, ndërsa është sjellë e katërta. Nga gjashtë qendrat e votimit në shkollën “Dora d’Istria” në Tiranë, në tre prej tyre nuk është hapur ende procesi i votimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit