Ironia e gazetarit: Rama ushtar i bindur, grekët mund të kërkojnë edhe 12 km tokë

Ironia e gazetarit: Rama ushtar i bindur,…

Dekreti i shtetit grek që i jep të drejtën e zgjerimit të kufirit detar me 12 milje, në mënyrë të njëanshme, dhe heshtja e Tiranës zyrtare, shkaktoi një seri reagimesh në kryeqytetin shqiptar.

PD iu drejtua Ramës me 6 pyetje, ndërsa kërkon transparencë për veprimet dhe mosveprimet. LSI dhe PDIU e cilësuan një akt tradhëtie nga Kryeministri, ndërsa ky i fundit në reagimin e pasdites, i konsideroi si dokrra akuzat dhe u shpreh se çështja do zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare.

Gazetari Basir Çollaku ka postuar në rrjetet sociale foton e dekorimit të Edi Ramës nga Kisha Greke dhe shkruan se: “Me këtë ushtar të tyre, grekët nga janari vitit tjetër, do të kërkojnë dhe 12 kilometer tokë!”.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit