IRONIA/ Qendra ku u rrah e moshuara apel disa muaj më parë: STOP dhunës ndaj të moshuarve!

IRONIA/ Qendra ku u rrah e moshuara…

Një ngjarje e rëndë e filmuar në qendrën për të kujdesin e të loshuarve në Pejë ka bërë bujë në rrjet. Infermieret e Shtëpisë së të Moshuarve “Orenda” në Pejë, tallin, përqeshin, e filmojnë teksa kolegia e tyre dhunon me shpulla e grushte një të moshuar.

Ironia në këtë histori qëndron në faktin se po kjo qendër më 15 qershor në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit bënte apel për stopimin e dhunës ndaj të moshuarve.

“Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!”,-shkruhet në postimin e qendrës.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit