Ironizon bashkëshortja e regjisorit Robert Budina: Kujdesuni për trurin, ne jemi mirë

Ironizon bashkëshortja e regjisorit Robert Budina: Kujdesuni…

Bashkëshortja e regjisorit të njohur, Robert Budina, Sabina Kodra, reagon pas lajmit se regjisori është infektuar me koronavirus.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kodra shkruan se nuk kanë asnjë shenjë COVID, duke shtuar se “kemi kërkuar me insistim të vijnë të na testojnë fëmijët, por mesa duket nuk janë interesant”.

Mesazhi i Kodrës:

Per te gjithe shoket dhe miqte qe na marrin ne telefon, por mbi te gjitha per te gjithe ata qe na kane takuar keto dite e me te drejte jane te shqetesur:

1. Nuk kemi asnje shenje Covid
2. Kemi kerkuar me insistim te vijne te na testojne femijet, por mesa duket nuk jane interesant
3. Nese keni panik sepse na keni takuar, uroj dhe shpresoj te gjeni tampone. POR MOS I THONI QE JENI KONTAKT I BUDINAVE , Se do ju nxjerrin pozitiv. Rruga me e shpejte eshte testi PST. Bejeni te vini shpirtin ne paqe
4. Nese Mondi do ishte Covid do te duhej te ishte ne terapi, por per cudi nuk ka asnje simptome asnjeeee. Si ka mundesi?

Me pak fjale shume faleminderit per telefonatat mesazhet dhe mbeshtetjen, kujdesuni per veten mbi te gjitha per trurin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit