Ironizon Robert Berisha: S’ka virus, as nuk ka pasur kurrë

Ironizon Robert Berisha: S’ka virus, as nuk…

Koronavirusi ndryshoi mënyrën e jetës për të gjithë, artistët për shkak të situatës kanë lënë peng të gjithë aktivitetet e tyre për të mos rrezikuar përhapjen nga koronavirusi.

Këngëtari Robert Berisha është një ndër artistet që është i detyruar që ti nënshtrohet karantinës,  pas ardhjes nga Turqia. Roberto është dërguar në Konviktet e Studentëve në Prishtinë ku qëndroi përreth dy javë.

Ndërkohë, tani me dëshirën për t’iu rikthyer aktiviteteve muzikore dhe jetës normale, këngëtari Berisha po shfrytëzon rrjetet sociale për të bërë një thirrje të tillë.

Së fundmi, ai publikoi një video satitirike në rrjetin social Instagram, ku shfaqte atmosferën në një party me shumë njerëz, teksa në sfond dëgjohej një këngë ritmike.

Në mbishkrimin e videos, Berisha me shaka iu bën thirrje fansave që të nisen për në bregdetin shqiptar, pasi sipas tij “Nuk ka virus dhe kurrë nuk ka pasur”.

“S’ka virus as kurrë s’ka pasur, çohuni more shkojm në Ulqin”, kanë qenë fjalët e Robertit në Instagram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit