Isa Mustafa flet ndaj përballjes me COVID-19: Sëmundje atipike, lufta nuk është e lehtë, duhet të...

Isa Mustafa flet ndaj përballjes me COVID-19:…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ndodhet pas shumë javesh në vetëizolim, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, duke shprehur edhe eksperiencën e tij përballe luftës me virusin.

Ai ka bërë një postim në Facebook, ku thotë se COVID-19 është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi dhe se lufta me të nuk është e lehtë.

Ai i ka bërë apel edhe qytetarëve që të tregohen të kujdesëm dhe të respektojnë masat anti-covid.

Postimi i plotë:

Më brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.

Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.
Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.

Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.

Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.

“Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin”, u shpreh Mustafa.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit