Isa Mustafa i infektuar me COVID-19, pak ditë më parë takoi Edi Ramën

Isa Mustafa i infektuar me COVID-19, pak…

Kryetari i LDK në Kosovë, Isa Mustafa është infektuar me koronavirus.

Lajmin e njoftoi vetë Mustafa përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, shkruan ai.

Para pak ditësh, ai pati në shtëpinë e tij edhe një takim me kryemistrin shqiptar Edi Rama.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit