Isa Mustafa me koronavirus, u takua me Ramën 10 ditë më parë

Isa Mustafa me koronavirus, u takua me…

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjendet i izoluar pas konfirmimit se është infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë, njerëzit pranë kryeministrit tonë janë alarmuar.

Dhjetë ditë më parë, Edi Rama dhe Isa Mustafa, kanë pasur një takim mes tyre, më datë 30 qershor.

Këtë e konfirmon vetë Mustafa në faqen e tij në Facebook.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale.

Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM”-shkruan kreu i LDK-së.

Ndërsa sot, po në profilin e tij, ai lajmëron se pas kryerjes së testit ka rezultuar pozitiv.

“Të nderuar miq. Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim do të jem i izoluar.

Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”,- thuhet në postimin e Mustafës.

Në Tiranë, njerëzit afër kryeministrit Rama, më shumë se për shëndetin e kreut të LDK-së po mendojnë për atë të kreut të qeverisë shqiptare.

Kjo lidhet pikërisht me takimin e gjatë mes tyre më 30 qershor, ku kanë bashkëbiseduar në disatancë të afërt dhe disi të shkujdesur përsa i përket masave ndaj koronavirusit.

Edhe pse mësohet se Rama deri më tani nuk ka pasur ankesa për shëndetin rreziku mbetet i pranishëm, pasi kreu i qeverisë ka pasur kontakt me një individ i cili është infektuar.

Sipas mjekëve, koronavirusi mund të transmetohet nga 6-96 orë, e cila sipas tyre është një kohë e mjaftueshme për tu futur në trup dhe më pas jep shenjat e para.

Fakti që Mustafa është shoqëruar me Ramën më datë 30 qershor, por ka shfaqur shenja para pak ditësh dhe ditën e djeshme i është bërë tamponi dhe sot ka ardhur konfirmimi se ishte i prekur nuk është një shenjë e mirë për të gjithë personat që i kanë pasur kontakte me të në dy javët e fundit.

Pavarësisht lajmit të keq të infektimit nga koronavirusi të Mustafës, Rama sot ka dalë në një konferencë shtypi, por mësohet se ishte përgatitur pak kohë para se të mbërrinte konfirmimi nga Kosova.

Megjithatë, për një fakt ka siguri të plotë: Rama e ka të lehtë të sigurojë tamponë për të kryer analizat dhe nëse e kërkon, menjëherë një luguni ekspertësh do i marrin plot ankth tamponin.

Kjo nuk ndodh me qytetarët të cilët edhe pse shfaqin shenja të sëmundjes dhe dyshojnë se janë me koronavirus, kryerja e tamponëve tashmë po bëhet nëpërmjet miqësive, njohjeve, apo statusit që kanë personat që shfaqin shenja.

Konfirmimi u Mustafës si i prekur me “COVID-19” është lajmi që ka shqetësuar shumë stafin e afërt të kreut të qeverisë./Burimi: Boldnews.al/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit