Ish-aktorin shqiptar trafikant droge, e ‘merr në qafë’ kamera e instaluar nga ai vetë

Ish-aktorin shqiptar trafikant droge, e ‘merr në…

Ish-aktori shqiptar Sokol Ajazi 36 vjeç banues në Southgate, në veri të Londrës është arrestuar me 1 prill pasi dedektivët e panë atë duke mbajtur një qese të madhe plastike në një Merceds të drejtuar nga një shqiptar tjetër Eduart Hajdini, 38 vjeç.

Policia ndoqi automjetin për një distancë, para se ta ndalonte dhe të kryente kontrollin.

Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë i adaptuar me hapje nga celsi xhamave nga ku fshihej kokaina. 

Kontrolli zbuloi një kilogram kokainë.

Eduart Hajdini një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.

Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’.

Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi  zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë Hajdinit.

Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine.

Sokol Ajazi përmes disa agjencive të ndryshme rekrutimi aktorësh, ishte regjistruar si aktor dhe kishte luajtur në filmat “The Contract and Una” dhe Mercenaries” bashkë me aktorin e famshëm Billy Zane.

Image

Eduart Hajdini

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit