Ish-bashkëshorti vrau me thikë 37-vjeçaren shqiptaren dhe të dashurin e saj 23-vjeç, detaje të reja

Ish-bashkëshorti vrau me thikë 37-vjeçaren shqiptaren dhe…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një çift shqiptarësh janë vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në Venecia. Vajza ka lajmëruar policinë, pasi nuk lidhej dot me të ëmën.

Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe, e njohur si ‘Vera’ ishte zhvendosur disa vite më parë me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar, në një shtëpi në Spinea.

Në shtëpi karabinierët gjetën thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë. Më pas, ushtarakët shkuan në kasollen e kompanisë Oriago ku punonte vrasësi dhe aty gjetën trupin e tij, ish-bashkëshorti u vetëvra.

Sipas policisë, në bazë të vrasjes të jetë pamundësia për të pranuar marrëdhënien e re të bashkëshortes. Policia i kanë shtrirë kontrollet edhe në disa shtëpi fqinje: ka gjasa, në fakt, që viktimat të kenë tentuar të strehohen te fqinjët e tyre para se të vriteshin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit