Ish-deputeti i LSI-së u shpall luftë policëve: Nga sot do e kemi personale me të gjithë ju

Ish-deputeti i LSI-së u shpall luftë policëve:…

U ndalua dje pas protestës për shembjen e Teatrit, reagon ashpër Endrit Braimllari

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, një ditë pasi është ndaluar nga Policia në protestën pas shembjes së Teatrit, shprehet se nga sot do ta ketë personale me të gjithë policët, nga më i thjeshti deri tek drejtuesi më i lartë.

Policia e Shtetit të distancohet nga urdhrat politik të një banditi si Edi Rama. Nuk jemi marrë me efektivët e Policisë, kemi bërë një ndarje midis drejtuesve të korruptuar e trafikant droge me efektivët e ndershëm të policisë.

Por nga dita e djeshme, kur dhuna e ushtruar në mënyrë kriminale kaloi çdo limit, nga sot cdo gjë është personale nga efektivi më i thjeshtë deri te drejtuesi më i lartë, të cilët dhunuan në mënyrë barbare artistët dhe qytetarët. Ta ketë të qarte, se nëse Edi Rama dhe Sandër Lleshi do të përpiqen t’i mbulojnë ligjërisht, ata që kanë dhunuar qytetarët dje, do të përgjigjen personalisht”, shkruan Braimllari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit