Ish-deputeti u vra me plumb në kurriz | Bashkëshortja: S’dëgjova gjë, vetëm kur e pashë në tokë!

Ish-deputeti u vra me plumb në kurriz…

Të hënën në qytetin e Shkodrës u regjistrua një atentat, teksa viktimë mbeti Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i komunës Velipojë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë shtëpisë së Ujkës. Ky i fundit u qëllua me plumb në kurriz, ndërkohë që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij. Ujka, 64-vjeç mbeti i plagosur rëndë, teksa nuk mundi ti mbijetojë plagës që mori nga plumbi pranë shtyllës kurrizore. Shkaqet dhe autori i krimit nuk dihet ende, teksa e tronditur nga ngjarja e rëndë që pa me sy, ka folur edhe gruaja e të ndjerit. Ajo shprehet se nuk ka parë askënd, vetëm momentin kur Ujka ka rënë në tokë, ndërsa thekson se nuk kanë pasur probleme me askënd.

Gruaja e të ndjerit Pashko Ujka:

Nuk ka pasur konflikte me askënd, kemi qenë duke ecur së bashku me vëllanë e Pashkos. Veç kur është rrëzuar për tokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit