Ish-diplomati i Miloshevicit: Shqiptarët janë mjeshtër për lojëra të dyfishta, po blejnë kohë nga amerikanët

Ish-diplomati i Miloshevicit: Shqiptarët janë mjeshtër për…

Ish diplomati i dhe ambasadori i ish Jugosllavisë në Kombet e Bashkuara dhe një nga shërbëtorët më të besueshëm i Kasapit të Ballkanit Slobodan Miloshevic, Vladislav Jovanovic thotë se ngjarjet aktuale në skenën politike të Kosovës në të vërtetë janë lojëra politike.

Sipas tij, “kjo është një lojë e politikanëve shqiptarë për të blerë kohë, derisa të shohin se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara në nëntor”.

“Kjo është një lojë që shqiptarët e mësuan ta luajnë gjatë kohës së Jugosllavisë dhe më vonë, dhe kjo është që të fitojnë në kohë. Ata nuk janë të kënaqur me pikëpamjen e Trumpit për negociata, vajtojnë për kohërat e vjetra dhe presin që rezultati i zgjedhjeve amerikane t’i kthejë gjërat në favor të tyre. Prandaj kjo është në interes të tyre, që të fitojnë në kohë duke ndërlikuar marrëdhëniet e brendshme me ndryshime të vazhdueshme, përmbysje që në shikim të parë duken dramatike, dhe të shtyhen negociatat për aq kohë sa të jetë e mundur, duke pritur për kohëra ndoshta më të mira”, ka pretenduar Jovanovic në një prononcim për portalin në gjuhën serbe “KosovoOnline”.

Jovanovic, megjithatë “beson se asgjë e re nuk po ndodh, por vetëm ndryshime, të cilat me shumë mundësi do të vazhdojnë deri në fund të vitit, dhe të cilat do të mbushin jetën e brendshme në Kosovë, por gjithashtu do të tërheqin vëmendjen e publikut vendas dhe të huaj.

“Por synimi është i qëlluar. Ata duan që me këto lojëra në skenën politike të blejnë kohë derisa të shohin se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve amerikane në nëntor. Atëherë ata përfundimisht do të pozicionohen ndaj atyre që do të jenë në administratën e SHBA. Ata i mbajnë të dy opsionet – edhe për të mos prishur kontaktet e vendosura dhe bashkëpunimin me administratën aktuale por edhe të jenë të përgatitur për punë dinamike në terren, nëse vjen në pushtet “shteti i thellë”. Në çdo rast, ata i mbajnë të ndezura të dy zjarret, nuk e braktisin asnjë. Ata për këtë janë mjeshtër të mëdhenj, gjë që kemi përjetuar qysh në ish-Jugosllavi gjatë socializmit por edhe më vonë. Ata dinë të luajnë në të dyja anët, dhe të përgatiten në heshtje për zgjidhjen që synojnë të arrijnë. Ata janë shumë të shkathtë, të talentuar për politikë dhe kanë atë lloj të përzemërsisë dhe sinqeritetit të jashtëm që mund të josh, e në esencë ata janë mjeshtër të shkëlqyeshëm në atë lojë ”, ka pretenduar Jovanovic.

Nga ana tjetër, siç pretendon ai, “shqiptarët, ashtu si popujt e tjerë në Ballkan, janë të ndarë dhe të pasionuar për politikë. Ata e kanë zili njëri-tjetrin për sukseset e tyre dhe kjo është në natyrën politike të popujve të Ballkanit. Jovanovic beson se politikanët shqiptarë shpenzojnë kohë dhe energji me konflikte politike dhe me nxitje të dredhive politike, gjë që çon gjithashtu në paqëndrueshmëri të sistemit politik dhe institucional”, ka deklaruar Vladislav Jovanovic.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit