Ish-drejtorë dhe bisnesmenë përfundojnë në pranga, me urdhër të SPAK

Ish-drejtorë dhe bisnesmenë përfundojnë në pranga, me…

Me urdhër të SPAK, disa persona kanë rënë në prangat e policisë. Behet me dije se personat më parë kanë mbajtuar poste drejtuese.

Mariglen Qato, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe Redi Molla, ish drejtori i UKT-së.

Nga informacionet që qarkullojnë në mediat e vendit thuahet se SPAK ka firmosur 9 masa sigurie në total, ku tre prej tyre janë “arrest në burg” dhe të tjerët “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”.

Arrestimet vijnë në kuadër të dosjen “5D KONSTRUKSION”.

Sipas njoftimit të SPAK, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75, datë 27.04.2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258/2 dhe 259/2, të Kodit Penal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit