Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Karçanaj ka zbatuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t.
SPAK po heton dyshimet për parregullsi dhe shkelje në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga agjencia, si dhe për favorizimin e kompanive të caktuara në këto tendera.