Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu: Do mbroj fort algat dhe molusqet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu:…

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu duket se nuk do që të humbë asnjë minutë nga puna e tij për të treguar se është i denjë për postin e ri që I është besuar si zëvendës ministër i Energjisë. Vëmendja e tij, duket se është përqëndruar në mbrojtjen e algave dhe molusqeve.

Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese ditën e sotme, ai ka prezantuar një projektligj i cili synon mbrojtjen e florës dhe faunës nënujore, duke mos lejuar më lyerjen e fundit të anijeve me lëndë helmuese që të mos dëmtohet zinxhiri ushqimor detar.

Veliu: 

Projektligji që po paraqesim sot, ka si synim aderimin në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, ose siç quhet ndryshe Anti-Fouling. Sistemet Anti-Fouling janë materiale që shërbejnë për të lyer fundin e anijeve me qëllim parandalimin e ngjitjes së gjallesave bimore, si alga dhe molusqe, të cilat si pasojë ndikojnë në uljen e shpejtësisë së anijeve, rritjen e konsumit dhe ndotjen e ajrit.

Në periudhat e hershme anijet për të mos lejuar ngjitjen e gjallesave në pjesën e poshtme të tyre kanë përdorur lëndë helmuese si arseniku apo lëndë të tjera të cilat përveç molusqeve dhe algave dëmtonin dhe mjedisin nënujor duke ndikuar negativisht në zinxhirin ushqimor të gjallesave gjallesat detare apo te biodiversiteti.

Duke patur në vëmendje rrezikun organizata detare IMO ka nxitur kërkimet për gjetjen e një sistemi që nuk do të lejonte ngjitjen e gjallesave në fundin e anijeve dhe që nuk do të dëmtonte mjedisi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit