
Allison Guerriero, ish-e dashura e McGonigal, po i jep detaje të reja drejtësisë amerikane si dhe një nxitje për hetim drejtësisë shqiptare. Së fundmi ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj dhe kryeministri Edi Rama kanë darkuar në një lokal shumë të shtrenjtë. Emri i kryeministrit të Shqipërisë po lakohet sërish në mediat amerikane, të cilat nuk kursehen të raportojnë mbi marrëdhënien e tij me ish-agjenti e FBI-së.
One America News, ka nxjerrë detaje nga marrëdhënia e ish-zyrtarit me Ramën. Allison Guerriero ka treguar si ishi i saj kalonte shumë kohë me Ramën. Ajo kërkon që hetimet e drejtësisë të mos ndalen madje ajo ka kërkuar që të hetohen punët e tij në Shqipëri.
“I thashë FBI-së të shihte punët që po bënte në Shqipëri. Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”, pohoi ajo.