Ish e dashura i dërgoi kartolinë pas 60 vitesh, e moshuara tenton të vrasë burrin

Ish e dashura i dërgoi kartolinë pas…

Një grua nga Florida është akuzuar se ka tentuar të vrasë burrin e saj, pasi atij i është dërguar një kartolinë nga një grua me të cilën ka pasur lidhje 60 vjet më parë.

Bertha Yalter, 71 vjeç, u arrestua pasi policia mbërriti në vendngjarje në lagjen Eastern Shores të North Miami Beach për të gjetur burrin e saj në një gjendje të rëndë dhe me shenja kafshimi.

Burri u tha oficerëve se sulmi ndodhi pasi ai mori një kartolinë nga një grua me të cilën ishte takuar përpara se të martohej me gruan e tij në vitet 1960.

Është e paqartë se çfarë thuhej në kartolinë, megjithatë, burri tha se kjo e zemëroi shumë znj. Yalter, e cila u përpoq ta mbyste atë me një jastëk dhe me kafshime.

Departamenti i Policisë në North Miami Beach tha se zonja Yalter dhe burri i saj janë bashkë prej 52 vitesh dhe se kartolina është shkaku i sherrit.

I moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas 3 orësh. Siç raportojnë mediat amerikane, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit