Ish-futbollisti i Juves shuhet në moshë të re

Ish-futbollisti i Juves shuhet në moshë të…

 Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një emoragjie cerebrale në tru.

Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit ishte shtruar në spital para disa javësh dhe kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar.

Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.

Shumë personazhe të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

Nuk mungojnë as 2 juventinët Kielini dhe Bufon.

Rica ka qenë shok skuadre te moshat e Juves, me lojtarë si Markizio, Krishito dhe Xhovinko. Për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ai vitet e fundit aktivizohej në ligat e ulta italiane.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit